Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot familjen e Afrim Bunjakut, policit të Kosovës që ra heroikisht në Banjskë.
Kjo vizitë e Osmanit ka ndodhur pas vendimit që është marrë sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm dy prej të akuzuarve për sulmin, dhe një të tretë me 30 vite burg.
Në bisedë e sipër në familjen e Afrim Bunjakut, një prej familjarëve flet pak me Osmanin edhe për politikë.
Ai ankohet se dikush ishte gati t’i prishte raportet e Kosovës me miqtë, por një gjë e tillë s’ndodhi falë Osmanit.
“Edhe me miqtë tanë mos të ishte ti, gati na prishën vallahi. Po vallahi”, shprehet një nga familjarët në shtëpinë e Afrim Bunjakut gjatë bisedës me Osmanin



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar