Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 50,7 milionë, me 193 mijë e 296 raste të reja me virus.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 805 mijë e 823, prej të cilëve 2 mijë e 171 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton AA.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,19 milionë raste të konfirmuara dhe 75,679 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 240 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 203 milionë dozën e dytë dhe mbi 58 milionë kanë marrë tri doza./Botapress.info/