Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Botapress.info/