Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka nxjerrë një kristal të përmasave të mëdha nga nëntoka.
Ndërmarrja ka falënderuar punëtorët që me profesionalizëm mundën ta nxjerrin këtë kristal.
“Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor! Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës”.
“Trepça” tha se ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – “ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”.
“Respekt për çdo minator që çdo ditë zbret në thellësi për të nxjerrë pasuritë e vendit tonë!”./Express/



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Çfarë është ‘pluhuri bërthamor’ që përmend Trump dhe çfarë do të thotë në të vërtetë uraniumi i pasuruar?”
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një
Aktuale
Kurti deklaron se i ka veç 16 euro e 41 centë në bankë dhe se i është ngritur edhe çmimi i qirasë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka
Aktuale
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin
Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës