Një person ka vdekur, si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.Janë regjistruar vetëm 11 raste të reja pozitive, ndërsa 146 qytetarë janë shëruar, përcjell Botapress.
Njoftimi i MSH:
06 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës. Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.
Në total numri i rasteve aktive është 1.198.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK.