Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rritur angazhimin e tij në prag të ditës së zgjedhjeve lokale. Ai dje ka vizituar Prizrenin për t’i dalë në përkrahje, Mytaher Haskukës, derisa sot ka udhëtuar edhe në Mitrovicë, në mbështetje të Agim Bahtirit.
Megjithatë në këtë tubim në Mitrovicë, Kurti dëgjohet teksa flet para një numri të vogël të qytetarëve në qendër të qytetit.
Për ta mbështetur Bahtirin në Mitrovicë para disa ditësh ka qëndruar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Agim Bahtiri është akademik krahasuar me kundërkandidatët tjerë kur vjen puna se qysh i njeh Bahtiri interesa te qytetarëve. Kjo deklaratë e Konjufcës është bërë virale në rrjete sociale.
Ndërkohë sipas sondazheve të fundit në Mitrovicë është duke prirë kandidati i PDK-së, Bedri Hamza./GazetaExpress/