Një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë. Siç raporton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:50.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Botapress.info/