Ramush Haradinaj ka bashkuar dje zyrtarisht forcat me Fatmir Limajn në një koalicion të përbashkët partiak.
Duket se kreu i AAK-së e ka në plan krijimin e një fronti më të fortë opozitar.
Haradinaj është parë sot në Kuvend në një diskutim disa minutësh me deputetin e pakënaqur të Vetëvendosjes, Fatmir Humollin.
Një natë më parë, Humolli pati gjuhë tejet kritike për partinë e tij.
Humolli ka kohë që ka krisur raportet me Vetëvendosjen duke e akuzuar publikisht për qeverisjen në ekzekutiv.