Sistemi antiraketor Patriot po mbërrin në Sllovaki nga vendet partnere të NATO-s dhe vendosja e tij do të vazhdojë në ditët në vijim, tha ministri sllovak i mbrojtjes.
Sistemi do të operohet nga trupat gjermane dhe holandeze dhe fillimisht do të vendoset në aeroportin qendror Sliach për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Sistemi Patriot do të jetë pjesë e një grupi të ri beteje të NATO-s në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
“Jam i lumtur të konfirmoj se njësitë e para të ngarkuara me vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot po mbërrijnë gradualisht në Sllovaki”, shkroi ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad në Facebook.