Ka nisur takimi mes kryeministrit Kurti dhe Shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellit në Bruksel, raporton REL.
Fillimisht, Borrell do të takohet ndaras me Kurtin e Vuçiqin, ndërsa më vonë do të mbajnë takim të përbashkët.
LEXO EDHE KETE
Tri opsione dhe tre skenarë: Çfarë ndodhë në Veri nëse nuk ka marrëveshje në Bruksel?
Borrell mbrëmë tha se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter./Botapress.info/