Pas kërkesës ndaj Qeverisë për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë takim me krerët e institucioneve.
Në objektin e presidencës, diplomatët ndërkombëtarë po diskutojnë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Qeveria e Kosovës ka qenë e prerë në vendimin kundër lejimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë më 16 janar.
Pas takimit me Kurtin, ambasadorët e QUINT-it nisen drejt Presidencës
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvlluar një takim me kryeministrin e Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ky takimme Kurtin sapo ka përfunduar.
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it tashmë janë drejtuar drejt preisdencës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Një takim i tillë vjen pas letrës së dërguar në mëngjes, ku kanë kërkuar që të lejohen serbët të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme ku OSBE-ja merrej me grumbullimin e votave.
QUINT-i takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin, kjo është arsyeja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti sot do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në ora 12:00.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.
Siç merret vesh, temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”.