Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila ka nisur në New York dhe të cilën mund ta ndiqni direkt KËTU. Atje është edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiq.
Osmani dhe Vuçiq do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, u tha se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.