Ka nisur protesta e organizuar në Shqipëri, përballë kryeministrisë. Kësaj proteste me qytetarë është duke i paraprirë ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe ky aktivitet është organizuar kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Tiranë dhe idesë për “Ballkanin e hapur’’.
Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.
Në anën tjetër, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pritet të mbërrij rreth orës 19:00 në Elbasan ku kryeministri Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi.