Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mbanë proteste në Prishtinë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta, shihet se një numër i madh i protestuesëve kanë dalë në sheshin e kyeqytetit.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/12/A-300x225.png)
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me tre plumba është vrarë gruaja shtazëzëne me inicialet H. M., nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar.
E ndjera ishte vendosur në Klinikën e Gjinekologjisë ku pritej të lindte së shpejti./Botapress.info/