Komuna e Prishtinës tashmë është në fazën përfundimtare të procedurave, për nisjen e punimeve në rrugën “Xhavit Ahmeti”, e njohur si rruga e “Bledit”.
Ndërsa detajet për këtë projekt i ka treguar për “Indeksonline”-n Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë se në rrugën “Xhavit Ahmeti”, kanë paraparë ndërrimin e gypit të ujit, sepse është dimension jo adekuat për furnizimin, trajtimin komplet infrastrukturës nëntoksore dhe pastaj asfaltimin deri në një gjatësi sa kemi pasur buxhet.
“Kjo është çka kemi mund të ndajmë në pjesën e rrugës ‘Xhavit Ahmeti’ ”, ndërsa janë përzgjedhur kompanitë dhe në fillim të marsit i fillojmë punimet për trajtimin e kësaj pjese.
Problemi esencial aty ka qenë një gyp ujii, i cili hyn komplet shtëpive në anën e djathtë në mes të oborreve të tyre.
Ideja është që ta dislokojmë dhe komplet ta stabilizojmë furnizimin me ujë të pjesës së sipërme ku kanë probleme gjithë kohën me furnizim me ujë”, tha Xhaferi.
Ai po ashtu ka dhënë detaje se me cilën rrugë lidhet ky projekt. “Ish-rruga e ‘Bledit’ realisht është në pjesën e rrugës për në Gërmi në pjesën e “Taslixhes” dhe ideja është që komplet ato objekte banesore p.sh. që kanë problem prej Normales është që ta rregullojmë edhe atë pjesë të gypit të ujit që ta stabilizojmë komplet edhe furnizimin me ujë në atë pjesë. Normalisht do të trajtohet komplet rrjeti i infrastrukturës nëntokësore për me e asfaltu edhe zonën”, tha Xhaferi.
Sipas tij kjo ka qenë pjesë e buxhetit për vitin 2023 edhe është zvarrit për shkak informatave të cilat nuk kemi mund me i marrë edhe prej “Ujësjellësit” edhe për këtë arsye ka mbet edhe si problem