Ai nuk e kishte parë policen dhe nuk e kishte vënë re se po e tërhiqte zvarrë – në ndryshim nga pasagjerët që i kishte në veturë, të cilët i bërtisnin të ndalonte, transmeton albinfo.ch.
Prokurori ka kërkuar 16 vite burg për veprën penale tentativë vrasje. Sipas tij akuzuari ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht të paskrupullt, shkruan 20minuten.ch. Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.
Ajo, prej vitit të kaluar punon me kohë të pjesshme në zyrën e policisë së qytetit.
Më 28 shkurt 2020, pesë të rinj kishin shkuar me makinë në Strichplatz (vendi ku grumbullohen prostitutat) pak pas orës 23:00 dhe kishin filmuar punonjëset e seksit. Kur njëra prej tyre ua tha këtë policëve të pranishëm, dy policë donin të kontrollonin makinën, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, i akuzuari e ka nisur veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi.
Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.
Gjykimi vazhdomn pasditen e sotme me marrjen në pyetje të të akuzuarit.