• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nis gjykimi ndaj kosovarit që akuzohet se ka vrarë kunatën në Zvicër

nga Bota Press
12 Maj, 2021
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare

Një burrë 48 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Löhne, (Landi Nordrhein Westfallen, Gjermani), po akuzohet se ka qëlluar për vdekje kunatën e tij 33 vjeçe, para fëmijëve të saj.

Për këtë vepër të rëndë penale ai qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Bielefeld që nga e marta, shkruan dpa.de.Tre fëmijë adoleshentë kanë parë nënën e tyre duke vdekur në apartament, ka deklaruar vëllai i të pandehurit si dëshmitar në fillim të gjykimit.

Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri nga Kosova në të vërtetë kishte për qëllim të vriste gruan e tij pasi që ajo ishte ndarë nga ai.

Me një çelës duplikat ai kishte hyrë në banesën e gruas së tij në dhjetor të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Aty ai kishte takuar kunatën, vëllain e tij dhe fëmijët në moshën 12, 13 dhe 14 vjeç.

Vëllai dhe kunata e kishin vizituar ish bashkëshorten e vëllait për t`i shprehur mbështetje nga burri i dhunshëm, i akuzuari i sotëm për vrasje.

Vëllai dhe kunata janë përpjekur ta nxjerrin burrin e zemëruar nga banesa. Por sipas prokurorisë, ai kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte qëlluar të dytë. Vëllai kishte rënë i plagosur, në dysheme dhe atëherë dorasi ka qëlluar në drejtim të kunatës të cilën e kishte vrarë me një të shtënë në gjoks.

Anëtarët e tjerë të familjes e kishin bllokuar të armatosurin dhe e kishin mbajtur derisa kishte ardhur policia.

I pandehuri ka qëndruar i heshtur në fillim të gjykimit. Por ai do ta japë një deklaratë përmes avokatit të tij, në rrjedhën e mëtejshme të procesit, është thënë në ditën e parë të procesit.

 

Tags: KosovariZvicer

Të ngjashme

Kosovë

Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Lajme

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Kosovë

Osmani në La Repubblica për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Botë

Sulm terrorist me bombë në Ankara (Pamje)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin
  • Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)
  • Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur
  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.