Nipi i heroit Agim Ramadani synon blerjen e klubit të Gjilanit

Të hënën është organizuar ankandi për shitjen e 100 për qind të aksioneve të skuadrës SC Gjilani.Mirëpo, në këtë ngjarje të organizuar nga avokati i autorizuar erdhi vetëm një ofertues, afaristi Muhamet Ajrullahu.

Sipas avokatit të autorizuar, Arsim Vranovci në këtë proces ndikoi lajmi për rikthimin e Florim Zukës në klub.

“Erdhi deri të një moment ku kemi vetëm një ofertues për shkak së të gjithë palët që kanë qenë ofertues sapo e kanë dëgjuar këtë lajm janë tërhekur. Kjo për neve ishte një dëmtim”, ka thënë avokati për KlanKosova.

Afaristi Muhamet Ajrullahu që ishte i vetmi e plotësoi ofertën dhe e vendosi në kutinë e ankandit.

“Gjilani njihet si qytet i sportit dhe unë si qytetar i Gjilanit e kam ndjerë një obligim të shfaq interesin dhe të vazhdojmë bashkëbisedimet, kur njëkohësisht edhe shpresojë të merret për bazë oferta që e kam deponuar”, ka thënë Ajrullahu.

Vranovci ka theksuar se si avokat, është i autorizuar që ofertën e dhënë nga kompania që ka ofertu sot t’ia dërgojë pronarit.

Në anën tjetër, afaristin Ajrullahu dhe tifozët e Gjilanit i lidh edhe emri i heroit, Agim Ramadani.

“Kam fatin dhe privilegjin të jem pjesëtar i këtij trungu familjar, si djali i motrës së heroit të kombit, Agim Ramadani dhe kjo është një lidhje emocionale dhe shpirtërore me këtë klub”, ka thënë Ajrullahu. /Botapress.info/

ngjashme