Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Ljubisha Milkoviqit, për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
“I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë