Mbrëmjen e kaluar ( e martë), ka ndodhur një plagosje në fshatin Qupevë e ulët në Klinë.
QKMF-ja e Klinës, ka njoftuar se personi është lënduar me një mjetë të mprehtë( thikë), ku më pas i njëjti është i dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është dërguar në në QKUK në Prishtinë.
“Mbrëmë më datë 19 tetor 2021 rreth orës 18:20, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën në fshatin Qupevë e ulët-Klinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, nga QKMF Klinë Policia është njoftuar se një person i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tre të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por pas intervenimit të policies, janë arrestuar, ku një mesin e tyre ishte një i mitur.
“Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë. Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, thuhet ndër të tjera.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, percjell Botapress.info