Momente dramatike për një çift shqiptar në Itali.Një 55-vjeçar është mbytur në lumë ditën e djeshme. Në media bëhet e ditur se 55-vjeçari shqiptar me banim në Stradella (Pavia), është mbytur teksa po lahej në ujërat e lumit Po në Ponte della Becca.
E gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur para syve të bashkëshortes së tij. 55-vjeçari, pak pas orës 17, është zhytur pikërisht në pikën ku Ticino derdhet në Po. Pas pak sekondash, bashkëshortja e tij duke mos e parë të dilte nga lumi, ka dhënë alarmin.
Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë polumbarët, zjarrfikësit dhe policia.