Përfshihet nga flakët mjeti në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin ZhamëDrejtuesi i mjetit është njoftuar nga shoferë të tjerë se në pjesën e pasme të mjetit po dilte tym e flakë.
Në mjet kanë qenë 4 persona. Dy prej tyre u hodhën kur mjeti ishte ende në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kur shoferi ndaloi në anë të rrugës.Të katër personat me origjinë nga Durrësi ndodhen në spitalin e Lushnjes për mjekim.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe policia. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit