Rreth një orë më para është goditur një këmbësorë nga një veturë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se tanimë këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor’’, njoftoi Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.