Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar me thikë një person, raporton Gazeta Botapress.info
Policia bën të ditur se sipas dëshmitarëve të rastit i dyshuari i cili ka sulmuar me thikë një person, vuan nga sëmundje psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shërim shtëpiak.
I dyshuari për këtë sulm me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në sheshin “Edit Durhan”./Botapress.info/