Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Scunthorpe të Angli, ku një person raportohet të ketë vdekur, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Daily Mail raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë një gare me vetura , ku një i ri ka humbur kontrollin e automjetit dhe është futur mes turmës së njerëzve.
Deri tani është konfirmuar një i vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Policia ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ndërsa u ka bërë thirrje të pranishmëve të dërgojnë videot e tyre, nëse kanë, për të kuptuar më mirë se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.