Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Një person është sulmuar me thikë nga një person tjetër.
Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.
“Prishtinë, 08.08.2023 – 03:39. Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.