Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Malishevë. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, katër persona janë shoqëruar në stacion policor, teksa është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Gazeta mëson se viktima është një i ri rreth 30-vjeç nga fshati Bubavec i Malishevës.Lëndime trupore nga përleshja kanë marrë edhe dy nga të dyshuarit, të cilët tashmë janë shoqëruar në Polici./Botapress.info/