Policia e Kosovë ka raportuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në qytetin e Suharekës.
Në lidhje me rastin pas intervistimit, siç është njoftuar edhe nga policia, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar sipas procedurës së rregullt.
“NGACMIM – Suharekë, 28.06.2023-19:30. Viktima femër kosovar e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, është raportuar nga policia./Botapress.info/