Ditën e djeshme (28.06), një grua është hedhur nga banesa duke gjetur vdekjen e menjëherë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia ka thënë se po e e heton rastin, ndërsa ka bërë të ditur se me datën 28.06, një femër në rrethanat e panjohura është hedhur nga banesa e saj dhe si pasoj ka vdekur.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjekësia ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Viktor Major, Prishtinë 28.06.2023 – 05:11. Viktima femër kosovare, dyshohet se në rrethana të panjohura, ka kërcyer nga një banesë, si pasojë te lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Botapress.info/