Dede Deda
Është hera e parë në jetën time që vlersoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlersim dhe rrespekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlersim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhejë, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe pënë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër. Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zeri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin TINGUJT E ZEMRËS , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezit i ka krijuar nga mergimi >>
I PAMPOSHUR
Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.
Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gur,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.
Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përciellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie,>>
****
Unë nuk jam poet i madh
Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria,
Jam i vogli kosovar,
Por shqip janë shkronjat e mia.
***
Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhejë nga Shqipëria, ndersa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhejë që kan lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Ky autor meriton vërtetë një vlersim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezit e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shpaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheutë >>
ORKESTRA
Ka shumë kohë,
Që po mendoj,
Një orkestër
Të formoj,
Ti mbledh bijtë
Nga Shqipëria
Nga kosova
E Malësia
Të këndojmë
Të gjithë bashkë
Siç kënduan
Ilirët e lashtë
Dhe kur së bashku të jemi
Me ata nga mergimi
Këngës për bashkim do t’ia themi
Përherë nga gëzimi
Poeti Arben Kurteshi vazhdon akoma të shkruaj me poezit e tija të mrekullueshëm, ky autor shfaqet shpeshherë me një tjetër poezi me titulli ATO NËNA, kur e lexova për herë të parë mishi i trupit më është rrënqethur, dhe e vërteta e atyre nënave që vuajtën dhe që na rritën me shumë sakrifica gjëndet pikërisht në vargjet e autorit>>
ATO NËNA
Shumë më dhimbsen ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkonin
E në vend të abetares
Kapën draprin në arë t’punonin.
Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Laj, fshi e misër bluaj
Me njërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’magje gatuaj.
Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
Që rritën trima, e vetë vuaj
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj
Shumë prej tyre na kanë lënë
Disa të tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
Veç një nënë sa një mëhallë.
Shpirti i madh i ketij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar, ky autor me vargjet e tija është aq i mirëfilltë sa që rrëmben zemrat e lexuesit në çdo poezi apo thënie, me këtë rast dua të ju përciell një tjetër poezi që shkruan për mergimin që na ndau përsëgjalli me nënën babanë vëllanë dhe motrën>>
KTHIMI I PAPRITUR
Herët në mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.
Syve s’u besoj
Në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz
Që vijnë në shtëpi.
Disa ishin plakur
Disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,
Këta janë bijtë e mi?!
Ne të lamë të re
E të gjetëm plakë
Të lutem për atë Përëndi
Na e fal këtë mëkat.
Ky autor vërtetë me ka çuditur, vargjet e tija tregojnë realitetin që po jetojmë, në vargjet e këtij autori kuptohet shumë qartë se çfarë kërkon zemra e tij e madhe, poeti Arben Kurteshi ka plot poezi të tjera, por unë shpreha ca prej tyre, dhe poezit e tija ja kam lexuar që të gjitha, nuk besoj të kem harruar ndonjë poezi që ky autor ka shkuar, unë do të kisha shumë dëshirë ta njoh nga afër, shpresoj që një ditë do të takohem me këtë autor bashkë në një tavolinë, dhe të bisedojmë për shumë gjëra për letërsinë shqiptare. Me këtë rast po e mbylli me pak fjalë, i uroj nga zemra që pena e tij të arrijë majat.
Respekte të përzemërta nga miku juaj Dedë Deda.
Am 02.01.2023 um 15:43 schrieb arben kurteshi <[email protected]>:
. 1000
Nëse i keni 1000.- € dhe doni ti investoni, kujt do të ja ipni atij që ju premton shumë fitim, apo atij që ju premton pak fitim❓
Natyrisht se atij personi apo institucioni që ju premton shumë fitim❗️
Por, për të investuar 1000.-€ ne duam siguri ligjore, pra duam kontratë, duam siguri për kthimin e investimit, duam që tatimi në fitim nga shteti të jetë mundësisht i ulët, duam që e tëra kjo procedur të jetë e thjesht.
Pra, sikur për 1000.-€ tona, ashtu edhe për investorët internacional e global janë thjesht të njejtat kërkesa e dëshira për të investuar në vende të ndryshme; sa më të ulëta barrierat ligjore, sa më i ulët tatimi, sa më i sigurt investimi, sa më të thjeshta proceduart investuese aq më leht do të rrjedhnin investimet e huaja drejt vendit tonë. Mu si uji, ai e kërkon teposhzën❗️
Këto vende bën mrekulli ekonomike❗️
Gjermanët dy herë kanë dëshmuar se zhivillimi i shtetit mund të bëhet mbreda dy dekadave❗️
🇩🇪 Njëherë Gjermaninë Perendimore.
Pas luftës së dytë botërore Gjermania Perendimore ishte bërë rrafshë me tokë edhe prap gjermanët vetëm 2 dekada më vonë në vitin 1965 filluan të kërkojn fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Edhe në Kosovë kanë kërkuar punëtor në atë kohë. Kjo dëshmon më së miri, sesa shpejtë është zhvilluar Gjermania. Këtë e dinë shumë mirë baballarët tanë që ende janë gjallë, që punuan atje⁉️
🇩🇪 Dhe prap me Gjermanin Lindore dëshmuan, prej vitit 1989 e deri me 2009 e zhvilluan shtetin e tyre për vetëm 20-të vite ❗️
🇯🇵 Japonia edhe pse ishte aq shumë e shkatërruar prej luftës së dytë botërore dhe nuk kishte ndihma nga amerikanët, sikur se gjermanët, arriti ta zhvillojë shtetin „ekonominë dhe industrinë“ e vet edhe më shpejt se Gjermania, që i habiti fuqitë botërore në atë kohë. Pra ekonomia dhe industria e japonisë u zhvillua edhe më shpejt se 20-të vite⁉️
🇮🇹 Irlanda, brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore në shtetin gati më të pasurë.
Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arriturë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) e shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.
Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investicioneve të huaja❗️
🇰🇷 Korea e Jugut në vitet e 60-ta e deri në vietet e 70-ta kishte një standart më të ulët se ish- jugosllavia në tërësi. Korea e jugut arriti vetëm për 20-30 vite të bëhet një ndër shtetet më të rëndësishme në bote dhe ka disa vite që është në rrjetin global të 20 vendeve më të zhvilluara në botë❗️
🇧🇼 Si arriti shteti afrikanë Botswana të zhvillojë ekonominë gati të barabart me Hungarinë❗️
Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e pa mundur, të mos arrihet qëllimi!
🔴 Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
🔴 Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë