Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për situatën aktuale të politikës, tha se se zgjidhja mund të vijë përmes jo një, por dy marrëveshjeve politike.
Sipas tij, e para duhet të jetë një marrëveshje e thjeshtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa e dyta më e thellë do të përfshijë formimin e qeverisë, qoftë nga Albin Kurti, qoftë nga opozita.
Derisa këto marrëveshje të mos arrihen, Peci parashikon vazhdim të bllokadës aktuale.
”Situata e tillë politike, do të vazhdojë deri sa të arrihet një marrëveshje politike. Unë mendoj që do të jenë dy marrëveshje politike, e para marrëveshje politike mund të jetë marrëveshje e thjesht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe e dyta mund të jetë marrëveshje politike për bërjen e Qeverisë si nga Kurti ashtu edhe nga opozita”, tha Peci.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral