Në Kosovë, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 7.5%, duke rënduar edhe më shumë jetën e familjeve kosovare.
Ndërkohë, alarmi vjen edhe nga OKB, e cila ka paralajmëruar për një krizë të re globale ushqimore, ku miliona njerëz mund të përballen me uri ekstreme.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në emisionin “Ora Shtatë” tha se nëse një vend nuk garanton hapësirë të të mbjellave për ushqim për vitet e ardhshme, atëherë, sipas tij, kjo përbën shqetësim të madh.
“Po e them me plot përgjegjësi se sot në botë nuk vlejnë më rregullat e ofertës dhe kërkesës, shumë më tepër kemi gjeostrategji, gjeopolitik, që po e ngufatin ekonominë. E njëjta gjë është kjo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit. Nuk është vetëm ngritja e çmimit të naftës problem, është kostoja e transportit për shumë mallra, është kufizimi i lëvizjes. Në qoftë se kemi vonesa në transportin për shembull të plehrave të bujqësisë, dhe nuk kemi hapësirë të mjaftueshme të mbjellë që duhet të garantojë ushqim për vitet e ardhshme, vërtetë duhet të jetë shqetësuese”, tha ai në Klan Kosova.



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale