• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nga Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka këtë njoftim

nga Bota Press
25 Nëntor, 2021
në Kulturë
ShareShareShare

 

Të dashur vëllezër dhe motra!
Të dashur familjarë të viktimave! Shumë të respektuara media! Të dashur adhurues e ndjekës të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV! Nata e 22 nëntorit dhe festa shqipe në Manastir ishte një nga ngjarjet më të rralla kulturore që do mbahej mend gjatë në memorien tonë për nivelin profesional dhe jehonën që pati. Derisa pranonim mesazhe të shumta përgëzimi pas koncertit dhe trasmetimeve “live” rreth 2 orëshe në Televizionin e Maqedonisë dhe në Radiotelevizioninshqiptar, Ansambli Nacional ishte gati dhe në formë më të mirë se kurrë për shfaqjen e radhës të cilën në bashkëpunim me Komunën e Çairit planifikuam dhe çdo gjë kishim bërë gati për ta shfaqur me 28 nëntor, në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup. Por!!!! Jo çdoherë gjërat varen nga njeriu! Agu i datës 23 nëntor na solli trishtim, dhembje, lot dhe nxjerrje nga binarët e jetës normale! Në këto ditë të trazuara kur të gjithë ne me mendje e shpirt jemi me familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në Bullgari, në këto momente kur ende po bëhen përpjekje për identifikimin e jetërave të humbura që kanë sjellur dhembje e plagë shpirti, në këto ditë kur po presim dhe rikthimin e trupave të viktimave në atdhe, Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare konsideron se festa, këngët e vallet e 28 nëntorit nuk kanë më as jehonën as hijeshinë e duhur pas kësaj tragjedie që pllakosi vendin tonë. Këto janë ditët kur ne do lutemi dhe do të jemi pranë familjarëve dhe miqve që kanë humbur më të dashurit e tyre sepse shqiptarët edhe kësaj radhe do të dëshmojnë se janë bashkë në gëzime e mort andaj koncerti i planifikuar të mbahet me 28 nëntor anulohet! Të njejtën datë, në orën 16:00 të gjithë punonjësit artistik dhe administrativ bashkë me drejtorin e ansamblit, do të bëjë homazhe për viktimat në sheshin Skenderbeu ku do të vendosen 46 lule për 46 shpirtëra që nuk i kemi më në mesin tonë!

P.S Për shkak të korrektësisë dhe realizimit artistik të kalendarit vjetor, koncerti shtyhet për në muajin dhjetor! Të gjithë artdashësit do të njoftohen me kohë për datën, vendin dhe orën e mbajtjes së të njejtit!

Me nderimet më të mëdha
Shkodran Tolaj
Drejtor i Ansamblit

Tags: Ansmabli MaqedoniShkodran Tolaj

Të ngjashme

Kulturë

Një tufë vargjesh poetike nga Esmeralda Nikaj

nga Bota Press
4 Mars, 2023
Kulturë

Teuta Haxhijaj: Plisbardhët para Manastirit të Deçanit e na “ua falëm” Manastrin tonë ardhacakëve sllavë (Foto)

nga Bota Press
3 Mars, 2023
Kulturë

Demonstratat në Prishtinë dhe Lufta çlirimtare e UÇK-së

nga Bota Press
1 Mars, 2023
Kulturë

Teuta Haxhijaj: “Runa Zo’ pej safit t’parë!”

nga Bota Press
25 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • E rëndë: Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës
  • Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përmbyset kamion, ka të vdekur
  • Bajrami reagon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
  • Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?
  • Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.