• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nga ‘21 Dhjetori’ te ‘Pazari i Ri’, turqit në kërkim të bosit të 2 miliardë USD

nga Bota Press
3 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Mediat turke janë duke publikuar detaje të reja në lidhje me arratinë e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Özer, i cili besohet se fshihet në Shqipëri prej më shumë se dy javësh.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë duke u ulur në Rinas, ku u prit nga një çift misterioz shqiptarësh, sipas mediave turke, të cilat së fundmi kanë publikuar edhe detaje mbi vendin se ku fshihet ai.

Media turke “EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tri net, por doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm, pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët, shkruan abcnews.al.

Mediat turke raportojnë se ai dyshohet se fshihet ende në Shqipëri me synimin për t’u arratisur në një prej vendeve të Ballkanit si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Bosnja.

Ndërkohë policia ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratiset me skaf për në Itali.

Në momentin që “Thodex” shpalli falimentin mendohet se i ka shkaktuar investitorëve një dëm prej 2 miliard dollarësh, të cilat dyshohet se Faruk Fatih Özer i ka përvetësuar.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se ai ka me vete një vlerë prej 108 milion dollarësh në kriptomonedhë, të cilat mund t’i këmbejë në para përmes grupeve kriminale.

Edhe pse arratia e tij në Shqipëri është një ndër temat kryesore aktualisht në Turqi, policia shqiptare nuk ka bërë deri më tani asnjë deklaratë mbi ecurinë e kërkimeve për Faruk Fatih Özer./Botapress/

Tags: pazariri

Të ngjashme

Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Kosovë

Flamujt e bardhë ngjiten para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Kosovë

Astrit Zemaj: Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Botë

Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët turk

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit
  • Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë
  • PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës, mbyllet protesta
  • Flamujt e bardhë ngjiten para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua
  • Astrit Zemaj: Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.