Neymar e ndoqi ndeshjen zyrtare të PSG-së me Ajaccion dhe madje bëri një video-telefonatë me Luis Suarezit për të mbështetur Lionel Messin, i cili u fishkëllye fort nga tifozët parizienëve.
Tifozët e Paris Saint-Germain jo vetëm që nuk e miratuan, por madje e fishkëllyen fuqishëm, Lionel Messin, i cili u rikthye si titullar, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe Christophe Gaultier gjatë ndeshjes kundër Ajaccio (5-0).
Sa herë që ai prekte topin, ylli argjentinas është fishkëllyer. Shoku i tij i skuadrës dhe miku i tij i mirë, Neymar, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Parc des Princes teksa rikuperohet nga lëndimi, donte të mbështeste kampionin e botës.
Megjithatë, ai nuk e bëri atë i vetëm, por me Luis Suarez në grup nëpërmjet video-telefonatës. Në fakt, foton e ka postuar në Instagram Story.
“Të mbështesim mikun tonë së bashku”,- ka shkruar braziliani në këtë histori.