• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nexharije Ajeti, nëna që shkoi në amshim me mall e dhembje për vrasjen e djalit të saj, Bardhyl Ajetit!

Shkruan Bajrush Morina

nga Bota Press
13 Maj, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

 

E kam takuar rreth mesnate së 3 Qershorit të vitit 2005 në korridorin e Qendrës Emergjente të QKUK-së. E pikëlluar tej mase, ajo megjithatë mbahej më e fortë, madje më e fortë se djali i saj Fitimi, vajza dhe dhëndërri që po i qëndronin afër.
E përshëndeta me lutjen dhe shpresën se Bardhyli do ta kalojë edhe këtë sfidë.
Për pesë ditë e pesë net rresht ajo ka qëndruar në korridorin Qendrës Emergjente në pritje të një lajmi të mirë për Bardhylin.
Pas pesë ditësh kur mjekët sygjeruan që Bardhyli të transferohej në një spital jasht vendit për kurim të mëtutjeshëm, më kujtohet fare mirë se vetëm ajo ishte disi kundër, ngurronte, madje preferonte që më mirë shërimi i Bardhylit të vazhdonte në QKUK.
Derisa po udhëtonim në të njëjtën veturë, prej QKUK-së për në Aeroportin e Prishtinës, ajo nxori nga thellësia e shpirtit lutjen e nënës për djalin e saj; Mos ma qoni Bardhylin jashtë vendit, dua ta shoh më sytë e mi deri në ditën e fundit!
Me plot vaj e dënesje i thashë se pas disa ditësh apo javësh do ta presim së bashku Bardhylin në Aeroport shëndosh e mirë e në këmbë të veta.
Gati tre javë më pas, në fund të Qershorit të vitit 2005, në Aeroportin e Prishtinës, bashkë me familjarët e Bardhylit e kolegët e gazetës Bota sot, e pranuam arkivolin me trupin e Bardhyl Ajetit.
Kur vajta për kryeshëndoshd në shtëpinë e saj në Gjilan, ajo nuk më tha, por mu bë sikur po më pyeste me shikimin e saj plot dhembje e mallëngjim: A ju thashë mos ma qoni Bardhylin jasht vendit!
Pesë vjet më parë, nëna Nexharije ishte ulur përballë Teatrit Kombëtar, në sheshin Nëna Tereze me fotografinë e djalit të saj Bardhyl Ajetit dhe me lutjen për zbardhjen e vrasjes makabre të djalit të saj, gazetarit Bardhyl Ajetit.
Sot më 13 maj, ajo shkoi në Amshim te djali i saj Bardhyli. Shkoi me mallin dhe dhembjen e pashuar për vrasjen e djalit të saj, shkoi me zemër të pikëlluar për moszbardhjen e vrasjes së djalit të saj Bardhylit.
Të vërtetën e vrasjes së Bardhylit do ta mësojë më mirë nga vetë Bardhyli.
Ai, vetëm Ai, Bardhyli e Zoti e dijnë të vërtetën e dhembshme të vrasjes së tij.
Prej sot këtë të vërtëtë të dhimbshme do ta mësojë edhe nëna Nexharije, nëna e Bardhyl Ajetit!
U prehtë në parajsë shpirti i Nënës Nexharije, atje në Parajsë te djali i saj Bardhyli!

Të ngjashme

Ekskluzive

Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Gashi: Demaçi nga Amerika kishte thënë “ju lutem votojeni Rugovën”

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.