Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në SHBA për një takim me presidentin Donald Trump.
Bëhet e ditur se liderët do të diskutojnë mbi Hamasin, Iranin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe.
Ndërsa takimi në Shtëpinë e Bardhë që do të mbahet më 4 shkurt, do të jetë i pari i Trumpit me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në detyrë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Sipas Netanyahut, duke punuar me SHBA-në, mund të “forcojnë sigurinë dhe të arrijnë paqen përmes forcës”.
Ndryshe, Netanyahu është nën presion në rritje nga disa prej partnerëve të tij qeverisës për të rifilluar luftën pas përfundimit të fazës së parë në fillim të marsit.
Ai këmbëngul se Izraeli është ende i përkushtuar për fitoren ndaj Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve të kapur në sulmin e militantëve të 7 tetorit 2023 që shkaktoi luftën.



Të tjera
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet