Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në SHBA për një takim me presidentin Donald Trump.
Bëhet e ditur se liderët do të diskutojnë mbi Hamasin, Iranin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe.
Sipas Netanyahut, duke punuar me SHBA-në, mund të “forcojnë sigurinë dhe të arrijnë paqen përmes forcës”.
Ndryshe, Netanyahu është nën presion në rritje nga disa prej partnerëve të tij qeverisës për të rifilluar luftën pas përfundimit të fazës së parë në fillim të marsit.
Ai këmbëngul se Izraeli është ende i përkushtuar për fitoren ndaj Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve të kapur në sulmin e militantëve të 7 tetorit 2023 që shkaktoi luftën.



Të tjera
Aktuale
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë janë raportuar
Aktuale
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa
Aktuale
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir