Nesër ZRRE-ja vendos për propozimin për shtrenjtim të energjisë

Me fillim prej orës 10:00 të premten e 11 prillit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tretë sivjet në të cilën pritet të vendoset për propozimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.

Sipas njoftimit të ZRRE-së, në rend dite janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme dhe shqyrtimi i propozimit për miratimin e të hyrave të lejuara maksimale për operatorët.

E në të njëjtën ditë, me fillim prej orës 12:00 është paralajmëruar protesta e dytë e qytetarëve kundër propozimit.

Propozimi ka nxitur reagime të shumta. Kanë qenë qindra komente kundër shtrenjtimit.

Të tjera

Aktuale

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Lajme

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë