Nesër në orën 19:00 do të ndizen dritat e monumentit të trashëgimisë kulturore – Sahat Kullës. Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.
E fundit: Aksident i frikshëm në Rrugën e Kombit, autobusi plot pasagjerë përfundon në kanal
“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim./Botapress.info/