Botapress 18 Maj – Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish për të zhvilluar seancë.Seanca e nesërme e cila parashihet të nis në ora 11:00 është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua dje.
Bazuar në kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Kuvendi dje ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me temën: Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Përfaqësuesit e pozitës, ndërkaq, u shprehën të bindur se Programi qeveritar është ndër programet më të mira të paraqitura deri më tani.
Në këtë frymë debati u zhvillua deri në orët e vona të pasdites.Pas kësaj, kreu i Kuvendit Konjufca, vendosi ta ndërpresë seancën, debati i së cilës do të vijojë të mërkurën, duke nisur në orën 11:00.