Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci, ja agjenda e ceremonisë mortore

 

Nesër, më 2 janar, do të varroset në varrezat e Dragodanit, ish-kryeparlamentari Nexhat Daci.

Bazuar në njoftimin e familjes, nga ora 09:00-11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00-12:45 mbahet Akademi Përkujtimore në  Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi me nderime shtetërore do të organizohet nga ora 13:40-14:20, transmeton Klankosova.tv.

Ky është njoftimi i plotë:

Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02.01.2026, sipas kësaj agjende zyrtare:

09:00 – 11:45

Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës

12:00 – 12:45

Akademi Përkujtimore në  Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

13:40 – 14:20

Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan:

Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.

E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Të tjera

Lajme

Pavarësisht kritikave, Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra

Pavarësisht kritikave që mori ditë më

Showbiz

Çfarë nuk duhet të hani me stomak bosh?

Ekspertët e të ushqyerit paralajmërojnë se