Nesër i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Drenas

Familjarë, miq e të afërm do mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Eduardit.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do mbahet në varrezat e fshatit Arllat në orën 14:00.

LEXO EDHE KETE

Këmbësori shkelet për vdekje në Arllat, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Me pikëllim të thellë e zemër te thyer ju njofrojmë se pas një aksidenit të ndodhur mbrmë dhe plagëve të marra më i dashuri jonë Edi- Eduart Raif Bujupi sot në mëngjes ndrroj jetë! Vorrimi i të ndjerit bëhet nesër me 16.02.2023 ne ora 14:00, në vorrezat e fshatit Arllat”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë, pasi ka goditur me veturë të riun, ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Por pas veprimeve hetimore, i njëjti është identifikuar dhe është arrestuar sot.

Me urdhër të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje./Botapress.info/

ngjashme