Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e teleferikut për Kalanë e Prizrenit.
Këtë njoftim i pari i komunës së Prizrenit e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar edhe se kjo marrëveshje është tripalëshe e nënshkruar së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact.
Tutje, Totaj në postimin e tij këtë e ka cilësuar si fillim të mbarë të vitit.
“Të nderuar, Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”, ka thënë Totaj. /Botapress.inf