Nëna rrëfen momentin kur uji i mori nga krahët të birin: U kap pas një trungu peme..

Djali 8-vjeçar i një farmacisteje në rajonin e Marche rezulton ende i zhdukur. Silvia Mereu po udhëtonte së bashku me të birin me makinë kur nisi stuhia e furishme dhe rajoni u përmbyt.

Nënë e bir po shkonin në shtëpinë e gjyshërve, por makina e tyre u përmbyt nga uji në pak minuta, duke shkëputur 8-vjeçarin nga krahët e nënës së tij dhe duke e zhdukur kush e di se ku.

Silvia Mereu ka rrëfyer momentet e tmerrit në një intervistë për La Repubblica, se si rryma e fortë e ujit i mori nga duart vogëlushin e saj.

“U përpoqa ta mbaja Mattia-n pranë vetes pasi dolëm nga makina, por ishte ajo forcë mbinjerëzore uji që na mori zvarrë dhe e largoi nga kraharori im. Ku është djali im i vetëm tani?”, u shpreh ajo.

42-vjeçarja qëndroi për dy orë e gjysmë e kapur në një pemë derisa u shpëtua dhe u dërgua në spital.“Kur uji e shkëputi Mattia-n nga krahët e mi, ai qëndroi i kapur pas një trungu. I thashë: “Mami është këtu, dashuri”. Ai po përpiqej të mbahej por brenda pak sekondave u zhduk nga sytë e mi. Kam shpresë se është ende gjallë”, përfundoi ajo.

Ishte ora 20:30 e mbrëmjes së 15 shtatorit kur Silvia Mereu doli nga farmacia në Barbara. Djali kishte kaluar pasditen me të atin ndërsa nënë e bir jetonin në San Lorenzo në Campo.

Teksa udhëtonin me makinë, papritur u gjendën përballë një stuhie.

“Makina u mbush në pak minuta, Mattia nuk foli. Ai nuk mundej sepse është një fëmijë autik. Por në sytë e tij shihja tmerr. Menjëherë hoqa rripat e sigurimit dhe u gjetëm në atë “det” me mbeturina. Bërtita, por uji nga “pushtoi”. E mbajta sa më fort, por më goditën trungje e gurë.”

LEXO EDHE KETE

Tragjedi për Insigne-n, futbollisti italian përjeton humbjen e madhe në familje

Ndërkohë raportohet se copa të vogla të xhupit të vogëlushit janë gjetur në pranë një konsorciumi bujqësor në Barbara.

Gjithashtu janë gjetur mbetje të makinës së 56-vjeçares së zhdukur Brunella Chiù në Burello di Ostra. Ajo po udhëtonte në makinë së bashku me vajzën e saj Noemi Bartolucci, 17vjeçe, e cila humbi jetën. Dy të moshuar janë shpëtuar në shtëpinë e tyre të rrethuar nga uji në Corinaldese./Botapress.info/

ngjashme