Shpejtim Hyseni, kryetar i Këshillit Grevist në shkollën Ismail Qemali në një intervistë për Frontal të T7 ka treguar se pas takimit të fundit me SBASHK-un u ka shkuar propozimi për pezullimin e grevës në arsim.
Lajmi i fundit: SBASHK-u “lëshon pe” pezullohet greva, mësimi fillon me 3 Tetor
Hyseni ka thënë se pas këtij propozimi, në shkollën “Ismail Qemali” të enjten do të organizohet një proces i votimit anonim, ku arsimtarët do të kenë mundësinë të deklarohen “pro” ose “kundër” pezullimit të grevës
Ai ka thënë se kjo gjë do të bëhet për të shmangur ndasitë në mes të arsimtarëve.
“Këshilli grevist do të konsultohet me shkollat dhe klasat dhe pastaj të dalim me një propozim për SBASHK-un.
Kemi vendosur të mbajmë zgjedhje anonime në shkollën tonë, që të votohet “pro” apo “kundër” pezullimit të grevës.
Ne e kemi bërë për të shmangur këtë ndasitë. Do të bëhet në një kuti votimi”, ka thënë Hyseni