Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë një lëshim teknik në një nga postimet e saj në Facebook.
Duke qenë se sot është 26 vjetori i vdekjes së Nënë Terezes, ministrja e ka shpërndarë një link të tillë në proflin e saj, por ajo çfarë i ka vendosur në mbi shkrim nuk ka pasur pikën e lidhjes me atë që ka postuar.
Ministrja ka shkruar për heqjen “e një pengese të madhe” për vendosjen e sistemeve diellore nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësnir dhe Infrastrukturës.
“Një pengesë e madhe për vendosjen e sistemeve diellore e raportuar nga qytetarët është hequr nga MMPHI. Liburn Aliu”, ka shkruar Rizvanolli, e cila më pas e ka fshirë këtë postim nga llogaria e saj në Facebook./Botapress.info/