Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës. Edhe në Podujevë, Hamza ka marrë ide dhe sugjerime të vlefshme, në kuadër të vizionit dhe përkushtimit të tij për të ndërtuar programin qeverisës në bashkëpunim me qytetarët.
“Programi, për me qenë për qytetarët edhe me i adresu nevojat e tyre mirë, duhet me shku prej poshtë lartë”, ka thënë Hamza.
Në këtë punëtori, disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja, energjia alternative etj.
Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin tonë, jo diku tjetër.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar