Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Obiliqit, do të mbahet Festivali “Zjarr dhe Akull” i cili po ndodh për herë të parë në Obiliq.
Ky Festival do të zgjasë 10 ditë (21- 30 dhjetor 2022), nga ora 19:00 në Sheshin e Qytetit “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, nën motive të magjisë festive, atmosferës së shërbimeve të gastronomisë dhe nën tingujt e bukur të këngëtarëve e bendeve të zhanreve të ndryshëm si: Nita Latifi&Band, Adelina Berisha, Ashikët, Sidorela Band, Rina Ramadani, TNT, Asim Gashi, Betim Alihajdari,Kastriot Grajqevci dhe Xhaner Gashi.
Ndërkaq sonte, do të nis edhe zyrtarisht ky festival, ku do të përformojë Nita Latifi&Band.