Kopshti Zoologjik i Shkupit publikoi një video ku shihet një vajzë e cila shqetëson arushat duke rrezikuar edhe jetën e saj personale.
“Do të ketë denoncim për shkak se një sjellje e tillë nuk është e lejuar”, thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.
“Pikërisht përmes fushatave edukative arritëm ta ngrisim vetëdijen për pjesën më të madhe të vizitorëve, por ka edhe raste të izoluara që meriton të dënohet”, thonë nga KZSH./Botapress.info/